Sporti

Eurosport: Cana, lojtari më i dobët i ndeshjes

Eurosport ka dhënë notat e ndeshjes për lojtarët e kombëtares sonë në debutimin e Shqipërisë në një kampionat evropian. Sipas faqes sportive, kapiteni Lorik Cana ishte lojtari më i dobët në fushë, kjo për shkak të dy kartonëve të verdhë që e lanë skuadrën në inferioritet numerik.
Etrit BERISHA 5,5 – Realizoi disa pritje të shkëlqyera, por dalja e gabuar në rastin e golit të zviceranëve ndëshkoi Shqipërinë. Ky është fati i portierit: gabimi i tij kushton më shtrenjtë se ai i lojtarëve të tjerë.
Elseid HYSAJ 6 – Nuk e nis ndeshjen mirë përballë Rodriguezit, por më pas del në pah me disa pasime të shkëlqyera për Sadikun.
Lorik CANA 4 – Një ndërhyrje e gabuar dhe një prekje e topit me dorë brenda 36 minutave të para. Lë të tijët me 10 lojtarë dhe e bën këtë në momentin më të mirë të ndeshjes për kuqezinjtë.
Mërgim MAVRAJ 5,5 – Jo mirë në markimin e Seferoviçit, por, për fatin e tij të mirë, sulmuesi i Zvicrës nuk bënte dot gol.
Ansi AGOLLI 5,5 – Shtyn pak dhe nuk ishte mirë as në fazën mbrojtëse.
Odise ROSHI 6 – Ndihmon kudo dhe vrapon shumë.
Burim KUKELI 6 – Pasi Cana mori kartonin e kuq, bëhet edhe më i rëndësishëm për skuadrën. Ndihmon shumë para mbrojtjes dhe luan mirë si qendërmbrojtës.
Amir ABRASHI 6,5 – Më aktivi në mesfushën e Shqipërisë, që e pati të vështirë të sulmonte.
Taulant XHAKA 5,5 – Në përballjen e shumëpritur me vëllain e tij, Taulanti doli i mundur. Shumë pak pasime.
Ergys KACE 5,5 – Hyri në lojë në pjesën e dytë, por zëre se nuk hyri.
Ermir LENJANI 5,5 – Më shumë mbrojtës sesa sulmues krahu. Shqipëria krijon shumë pak nga e majta.
Armando SADIKU 5 – Humbet një rast të mirë për barazim në pjesën e parë. Edhe në pjesën e dytë jo mirë.
Shkelzen GASHI 4,5 – 4 minuta nga fundi i ndeshjes del i vetëm përballë Sommer dhe nuk arrin të shënojë. Raste të tilla duhen shfrytëzuar.
Gianni DE BIASI 6 – Çfarë faji ka trajneri kur sulmuesit nuk shënojnë kur dalin përballë portierit? Trajneri italian është i pafat në debutimin e tij në Europian. Me më shumë kujdes nga lojtarët, mund të ishte marrë një pikë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button