Politika

“Drejtësia”, pas Metës, ambasadori Lu në zyrën e Ramës

Takime intensive janë zhvilluar këtë të hënë sa i përket reformës në drejtësi.

Kryeparlamentari Ilir Meta mbërriti herët në mëngjes në zyrën e kreut të qeverisë Edi Rama në kryeministri ku zhvilluan mes tyre një takim prej rreth një orë e gjysëm në lidhje me këtë reformë të rëndësishme dhe gjetjen e konsensusit me opozitën.

Pas Metës, në kryeministri rreth orës 11:50 në selinë e qeverisë mbërriti ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu. Në këtë takim mes kryediplomatit dhe kryeministrit, fokusi do të jetë tek reforma në drejtësi. Rreth 10 minuta më pas, takimi ju bashkua edhe ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin.

Një ditë më parë kreu i LSI-së Ilir Meta uli në tryezë liderin e opozitës Lulzim Basha, ku ky i fundit e vlerësoi një takim të frytshëm. Meta po përpiqet të bëjë rolin e negociatorit mes Ramës dhe Bashës, pasi takimi që këta të fundit mbajtën më 6 qershor në Pallatin e Kongreseve doli pa dakordësi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button