Bota

Putin ngushëllon Obamën për sulmin e mbrëmshëm në Orlando

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dërguar mesazh ngushëllimi presidentit amerikan Barack Obama, pas sulmit në një klub nate në Orlando të SHBA’së

Në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare të Kremlinit shkruan:

“Ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin e familjarëve që humbën të afërmit e tyre në këtë sulm barbar, si dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit”.

Drejtori i Policisë së Orlandos, John Mina kishte deklaruar se një person i armatosur në 02:02 me orën lokale kishte marrë peng personat në një klub nate në qendër të qytetit ku më pas forcat SËAT në orën 05.00 kryen një operacion, shkruan AA.

Në sulm u vranë 50 persona ndërsa u plagosën 53 të tjerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button