Ekonomia

Bilanci i turizmit, Shqipërisë i mbeten 67 milionë euro në T I 2016

Shqiptarët kanë shpenzuar jashtë vendit 216 milionë euro, në tremujorin e parë të këtij viti, sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë. Në kahun e kundërt, të huajt që kanë udhëtuar për në Shqipëri, kryesisht si turistë kanë harxhuar 283 milionë euro. Në rezultante, paratë që kanë mbetur në Shqipëri 9bilanci neto i të ardhurave nga turizmi) ishin 67 milionë euro.

Pavarësisht se kjo balancë është e ulët, tendenca është në rritje dhe të paktën për të dytin vit radhazi nuk është negative, teksa më parë, shpenzimet e shqiptarëve për udhëtime jashtë ishin më të larta se ato të të huajve në Shqipëri.

Sipas Bankës së Shqipërisë, shërbimet e udhëtimit u mbyllën me një bilanc pozitiv prej 67 milionë eurosh, 55 për qind më i lartë kundrejt të njëjtës periudhë një vit më parë. Shërbimet e udhëtimit zënë peshën më të madhe në të ardhurat dhe shpenzimet e shërbimeve, me përkatësisht 59 për qind dhe 70 për qind të totalit. Në krahasim me një vit më parë, të ardhurat janë rritur me 8 për qind dhe shpenzimet kanë rënë lehtësisht. Gjatë tremujorit të parë të 2016, eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 283 milionë euro.

Banka e Shqipërisë në raportin e saj thekson se rritja vjetore e të ardhurave gjatë kësaj periudhe ka ardhur kryesisht si pasojë e rritjes së numrit të vizitorëve jo rezidentë në vend me rreth 27 për qind.

Nga ana tjetër, rezidentët kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit 216 milionë euro. Edhe numri i rezidentëve që kanë udhëtuar jashtë është rritur me 21 për qind.

Shpenzimet dhe dite qëndrimi mesatar vlerësohen në rënie si për jo rezidentet edhe për rezidentët për të dyja grupimet kryesore të qëllimeve biznes dhe personale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button