Kosova

Thaçi: Kosova, kurrë nuk do të jetë tokë e ekstremistëve

tha-ccedil-i-kosova-kurr-euml-nuk-do-t-euml-jet-euml-tok-euml-e-radikal-euml-ve-apo-ekstremist-euml-ve_hdKryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është shtet i krijuar bazuar në vlerat civilizuese euroatlantike, pra lirive të pacenueshme individuale, respektim dhe investim në ruajtje të diversitetit dhe pakicave, të drejtave të njeriut, ekonomisë së lirë të tregut dhe sekularizmit.

Sipas kryeministrit Thaçi, Kosova kurrë më parë nuk ka qenë më e lirë se sot dhe kosovarët kurrë më herët nuk kanë qenë më të lirë të ushtrojnë të drejtat dhe liritë e tyre, duke përfshirë të drejtën e besimit.

“Megjithatë, jam i brengosur se disa individë po mundohen të keqpërdorin këtë drejtë për të imponuar predikime që nuk i takojnë vlerave tona të vërteta kombëtare dhe civilizuese. Këto insistime për mbizotërim të një interpretimi mbi të tjerët kanë krijuar tensione në shoqërinë tonë sidomos gjatë viteve të fundit”, ka thënë Thaçi.

Në këtë kontekst ai ka shtuar se Kosova kurrë nuk do të jetë tokë e plleshme për radikalët apo ekstremistët që tentojnë të na ndryshojnë synimet e qarta euroatlantike të shoqërisë, shtetit dhe kombit tonë.

“Urrejtja apo mosdurimi ndaj pakicave, tendenca të importohen fenomene të huaja si anti-semitizmi apo radikalizmi fetar, do të kundërshtohen me të gjitha kapacitetet e shtetit dhe të ligjit. Armiqtë e demokracisë dhe të vlerave civilizuese perëndimore, nuk do të gjejnë strehë në tokën e atdheut tonë – ky është premtimi im dhe besoj tërë lidershipit demokratik kosovar”, ka premtuar Thaçi.

Në këtë drejtim, Thaçi ka shtuar se institucionet e Kosovës do të mbesin besnike ndaj respektimit të Kushtetutës së Republikës dhe do të luftojnë çdo ditë dhe në çdo vend çfarëdo forme të shfaqur të ekstremizmit.

“Ky është premtimi që iu kemi dhënë edhe fëmijëve tanë – që liritë e tyre mos t’i cenojnë kurrë as armiqtë e jashtëm por as ata të brendshëm”, ka përfunduar postimin e tij në Facebook, Hashim Thaçi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button