Home / Teknologji / Makina 8×8 me 3 sisteme drejtimi që nuk ngec askund

Makina 8×8 me 3 sisteme drejtimi që nuk ngec askund

Avtoros Shaman është 6 metra e gjatë, 3 metra e lartë, 2.5 metra e gjerë, 2.5 ton e rëndë, ka 8 rrota aktive, 3 sisteme drejtimi dhe mund të lundrojë dhe mbi ujë.

Ky përbindësh ka motor nafte 3000 kubikë, Iveco F1C turbo diesel, që jep 146 kuaj fuqi nëpërmjet gjashtë marshesh manuale.

Por ajo që e bën të veçantë janë tre sistemet e drejtimit. Shoferi, i cili është i vendosur në mes, në pozicion kapiteni, ka mundësinë ta ndryshojë sistemin në On-Road për në rrugë, me katër rrotat e para aktive. Sistemi i dytë është Off-Road, me katër rrotat e pasme aktive, dhe sistemi i tretë quhet “Gaforre”, që bën që të teta rrotat të jenë aktive e të kthehen të teta, duke e bërë makinën të lëvizë në kah anësor, nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas.

Leave a Reply

%d bloggers like this: