Home / Teknologji / Celulari i Motorolas bëhet edhe me projektor videosh

Celulari i Motorolas bëhet edhe me projektor videosh

Duket se e ardhmja e afërt e celularëve është ajo me pjesë të çmontueshme. Pas LG dhe Google, Motorola sjell në treg modelin e ri “Moto Z”.

Shpina e këtij është e përgatitur që t’i vendosen pjesë shtesë që mund t’i blihen, aq lehtë sa ç’mund të vendoset një bateri.

Pjesët shtesë janë duke nisur që nga projektorë videosh, lente tepër të fuqishme për ta kthyer celularin në kamera profesionale, altoparlantë të fuqishëm, bateri shtesë, etj.

Veç kësaj, celularët e rinj Moto Z nuk fusin ujë dhe kanë parametra të denja për vitin 2016-2017, që nga ekrani Full HD, procesorë Snapdragon, 2-4 GB Ram dhe bateri nga 2600 MAh deri në 3600 MAh.

Leave a Reply

%d bloggers like this: