Home / Ekonomia / BSH: Ekonomia shqiptare me tregues të rritjes pozitive

BSH: Ekonomia shqiptare me tregues të rritjes pozitive

Ekonomia shqiptare në këndvështrimin afatgjatë, ka shfaqur shenja ristrukturimi, duke zhvendosur burimet e saj prodhuese nga sektori i ndërtimit drejt atij të industrisë.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, aktiviteti ekonomik ka shfaqur norma rritjeje më të larta gjatë vitit 2015, me rreth 2.7% për nëntëmujorin e parë të vitit, nga 2.0% në vitin 2014.

Sipas BSH-së, sektori i shërbimeve ka dhënë një kontribut të rëndësishëm pozitiv në rritjen ekonomike 9-mujore. Ky kontribut llogaritet në masën 1.26 pikë përqindjeje. Gjithashtu, në ndryshim nga viti i kaluar, sektori i ndërtimit ka dhënë një kontribut të lartë pozitiv, të llogaritur në 1.24 pikë përqindje. Ky sektor ka përfituar nga rritja e investimeve gjatë vitit 2015. Aktiviteti ekonomik është mbështetur edhe nga zgjerimi i sektorit të industrisë, i cili kontribuoi me 0.82 pikë përqindjeje. Nga ana tjetër, sektori bujqësor shënoi tkurrje dhe kontribut negativ në rritjen reale.

Banka Qendrore në raportin e saj të fundit mbi ekonominë evidenton se, treguesit po shënojnë rritje pozitive, duke garantuar trend rritje edhe për periudhën në vijim

Leave a Reply

Your email address will not be published.