Home / Kuriozitete / Peshkohet peshkaqeni-balenë, krijesa me përmasa gjigante

Peshkohet peshkaqeni-balenë, krijesa me përmasa gjigante

eshkaqeni-baleneKur e kuptoi se çfarë kishte rënë në rrjetën e tij, Cai Chengzhu, një peshkatar kinez 48 vjeçar, bëri dy llogaritje të vogla dhe u ndërgjegjësua se bëhej fjalë për përfitime të majme. Në të njëjtin vend ku ai peshkonte prej vitesh kishte arritur të kapte një peshkaqen-balenë, të gjatë mbi 5 metra. Problemi i tij ishte se si të transportonte gjallesën deri në treg. Peshkatari 48 vjeçar nuk u dëshpërua dhe për të realizuar qëllimin e tij, vendosi të përdorë një karrocë të vogël, pavarësisht përmasave gjigante të kafshës dhe jo të përshtatshme me ato të karros. Do të kishte qenë e vështirë për Cai Chengzhu të gjente dikë, i cili do të tregohej i gatshëm ta ndihmonte, pasi lloji i peshkut peshkaqen-balenë është i ndaluar të tregtohet apo edhe të peshkohet, duke qenë se është në mbrojtje nga ligji. Në rast se një gjallesë e tillë bie në rrjetat e peshkatarëve dhe është ende e gjallë, peshkatarët duhet ta lënë të lirë në ujëra. 48 vjeçari e “shkeli” këtë ligj dhe arriti ta shesë gjallesën e peshkuar prej tij në treg, duke qenë se kishte ngordhur më parë. Ai ka fituar prej saj shuma goxha të majme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: