Home / Sporti / Blatter “hedh bombën”: Shortet e UEFA-s, të trukuara

Blatter “hedh bombën”: Shortet e UEFA-s, të trukuara

Sepp Blatter shokon botën e futbollit me deklaratat e tij të forta ndaj UEFA.

Në një intervistë për të përditshmen argjentinase “La Nacion”, ish presidenti i FIFA theksoi se ka qenë dëshmitar në trukimet e shorteve nga Federata Evropiane e Futbollit. Këtë deklaratë Blatter e bëri pas aludimeve për favorizim të Argjentinës në shortin e Botërorit të Brazilit.

“Shorti i Kupës së Botës i vitit 2014 ishte i qartë deri në detajin më të fundit”, tha 80 vjeçari. “Nuk i kam prekur kurrë goglat ne shorteve, pasi këtë e bënin të tjerë. Sigurisht goglat mund të dalloheshin duke i ftohur apo i nxehur ato. Teknikisht kjo mund të ndodhë, por te FIFA nuk ka ndodhur asnjëherë. Te shortet e UEFA, po, pasi kam qenë dëshmitar”.

Blatter është i pezulluar me 6 vjet nga aktivitetet për shkak të pagesës së  1.8 milionë eurove kryer në llogari të Michel Platini për një shërbim të këtij të fundit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: