Te ndryshme

Restoranti më i mirë në botë

“Osteria Francescana” në Itali është zyrtarisht restoranti më i mirë i botës. Me argumentin e gërshetimi perfekt të të resë me pjatat tradicionale, ai është vendosur në krye të listës së sivjetshme të 50 restoranteve numër një të globit.

Vitin që shkoi, “Osteria Francescana” e ndodhur në Modena, u rendit e dyta, e këtë radhë, ka ndërruar vendet me fituesin e 2015-ës, “El Celler de Can Roca” në Girona të spanjes.

“Është pak të them që po më plas zemra, por ndihem mirë, ndihem jashtëzakonisht mirë”, shprehet Massimo Bottura, pronar i restorantit.

Lista e 50 më të mirëve, e hartuar nga revista “Restaurant” që prej vitit 2002, bazohet në eksperiencat personale të 972 shefave të kuzhinës, pronarësh të restoranteve, kritikëve të ushqimit dhe ekspertëve të kulinarisë.

Ajo ka fituar emër në mbarë botën duke rivalizuar Michelinin me sistemin e tij të yjeve. I treti u rreshtua restoranti “Eleven Madison Park” i Nju Jorkut, i cili u ngjit me dy vende krahasuar me vitin që shkoi, ndërsa “Noma”, mbajtëse e titullit aq të lakmuar për katër vjet rresht 2010, 2011, 2012 dhe 2014, pati rënie sërish.

Pronari i restorantit në Kopenhagen, të njohur për kuzhinën e avancuar nordike, është Rene Rexhepi me origjinë shqiptare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button