Sporti

Itali-Belgjikë 2-0/Conte: Fituam ndaj një skuadre që mund të shkojë në finale

Në një ekip pa emra të mëdhenj në rast suksesi meritat më të mëdha shkojnë për trajnerin. I tillë është edhe rasti i Italisë mbrëmjen e së hënës teksa mundi 2-0 Belgjikën, në ndeshjen e vlefshme për Grupin E në Kampionatin Europian.
Pas takimit, trajneri Conte u shpreh se suksesi në ndeshjen e vështirë ndaj Belgjikës shkon i gjithi për skuadrën që tregoi karakter dhe ishte e bashkuar.
“Jemi një skuadër me karakter. Ishte një paraqitje mjaft e bukur dhe e përgatitur mirë në të gjitha drejtimet. Kemi luajtur kundër një skuadre të fortë e cila mund të jetë edhe në finale. Kur bën lojë grupi mund të arrish shumë. Ndeshjet e tjera janë edhe më të rëndësishme”, u shpreh trajneri Conte pas ndeshjes.
Ndeshja e radhës për Italinë në Euro 2016 do të jetë ndaj Suedisë së Ibrahimovic më datë 17.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button