Home / Kuriozitete / Shkencëtarët konfirmojnë, shumë shpejt një stuhi e fortë diellore

Shkencëtarët konfirmojnë, shumë shpejt një stuhi e fortë diellore

stuhiShumë shpejt do të vijë, edhe pse askush nuk mund ta përcaktojë me saktësi se kur. Stuhia diellore që pritet të godasë planetin tonë do të ketë efektet e saj, të cilat sa i takon energjisë elektrike, do ta gjunjëzojë duke krijuar ndërprerje të saj dhe të funksionimit të satelitëve dhe GPS-ve, përfshirë edhe telekomunikacionin. Ky lajmë është bërë i ditur nga task forca ndërkombëtare SolarMax, të cilët janë të bindur dhe kanë paralajmëruar qeveritë e të gjitha shteteve të marrin masat sa më shpejtë të jetë e mundur, nëpërmjet një apeli të bërë në revistën Physic World. Nuk janë të vetmit këta që e japin alarmin, pasi grupe kërkuesish të shumtë theksojnë problemin duke dashur të sensibilizojnë qeveritë, përfshirë edhe ato në Europë, me qëllimin e marrjes së masave dhe parandalimin e pasojave me dëme katastrofike për banorët. “Objektivi është që të koordinohemi në një rrjet evropian”, shpjegon Massimo Messerotti, një vëzhgues nga Trieste në Institutin Ndërkombëtar i Astrofizikës dhe pjesëtar i Këshillit drejtues të Swic. Objektivi është i njëjtë, pavarësisht se zgjidhjet që jep grupi i SolasMax janë të ndryshme. Zëdhënësja për shtyp i SolasMax, Ashley Dale, nga Universiteti i Bristolit ka thënë se stuhia do të jetë e pashmangshme, pasi sipas llogaritjeve të bëra në NASA, ajo përsëritet çdo 150 vite dhe e fundit ka ndodhur në vitin 1859. është njohur si eventi Carrington, duke marrë emrin e astronomit britanik Richard Carrington, i cili kishte vëzhguar këtë shpërthim diellor që shkaktoi stuhi dhe efektet e saj në planetin tonë

Leave a Reply

Your email address will not be published.