Home / Teknologji / Alarmi që ju zgjon duke ju bërë kafe

Alarmi që ju zgjon duke ju bërë kafe

1407370911barisieur-alarm-clock-and-coffee-brewer-joshua-renouf-designboom-05.jpgartikullHarrojeni zhurmën acaruese që bën telefoni juaj. Zgjimet në mëngjes mund të bëhen shumë më të këndshme dhe …aromatike. Dizajneri britanik Josh Renouf ka krijuar një makinë e cila bën kafe, ndërsa ju dremisni.

Alarmi-kafe bërës i Renouf është dizenjuar për t’ju zgjuar me aromën e këndshme të kafes së sapo-pjekur. Ju duhet vetëm ta bëni aparatin gati që në mbrëmje duke hedhur ujë dhe kafe. Makineria ka gjithashtu ndarje të veçantë për qumështin, sheqerin dhe më shumë kafe.

Dashamirësit e pijes së ngrohtë nuk mund ta blejnë ende këtë pajisje, por ajo do të dalë së shpejti në treg me një çmim që do të variojë nga 250 deri në 450 dollarë.

Burimi: Anabel

Leave a Reply

Your email address will not be published.