Sporti

Euro 2016: De Biassi: Duhet të jemi më të fokusuar ndaj Francës

Një ditë para ndeshjes me Francën, trajneri I kombëtares shqiptare, Giani De Biassi, ka vlerësuar kundërshtarin duke theksuar se mbetet një nga pretendentët kryesorë, por tha ai, Franca nuk duhet ta nënvlerësojë Shqipërinë.

Ndërsa u ka bërë thirrje kuqezinjëve që të jenë më të fokusuar në këtë sfidë, De Biassi është shprehur se ende nuk e ka vendosur formacionin e nesërm.

Ai tha se detyra e skuadrës shqiptare është që të punojë në grup, pasi është kjo karakteristikë që e ka bërë të njohur në të gjithë Europën.

Sipas tij, kuqezinjtë në ndeshjen e nesërme duhet të mbrohen mirë dhe më pas të organizohen shpejt për të dalë në sulm.

Sa i përket formacionit, De Biassi është shprehur se ende nuk e ka vendosur se kush do të luajë. Për sa i përket Xhakës dhe Kaçes, italiani tha se të dy lojtarët do të duhet të jenë në 100 për qind të formës në ndeshjen e nesërme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button