Home / Kronika / Sociale / SHKP shpall vende të lira pune në administratën publike

SHKP shpall vende të lira pune në administratën publike

Sherbimi-Kombetar-i-Punesimit-640x376-594x350Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka komunikuar në faqen e tij zyrtare, shpalljen e vendeve të lira të punës në administratën publike, për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtues. Pas përzgjedhjes do të  bëhen shpalljet për pranimin në këto pozicione pune.

Njoftimet për vendet e lira në Administratën Publike do të bëhen mbi bazën e vendimit nr. 143, datë 12.3.2014 “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”.

Për institucionet e administratës shtetërore, shpallja e procedurës së pranimit për secilin grup publikohet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqen zyrtare të DAP-it dhe qëndron e publikuar deri në përfundimin e procedurës së pranimit.

Ndërsa institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore bëjnë shpalljen e procedurës së pranimit për secilin grup në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në stendat e informimit të publikut. Shërbimi kombëtar i punësimit ka vënë në dispozicion adresën : http://shkp.gov.al/vende-te-lira-ne-administraten-publike/ për informacione të mëtejshme

Leave a Reply

%d bloggers like this: