Home / Kronika / Eurostat: 41 mijë shqiptarë me nënshtetësi europiane

Eurostat: 41 mijë shqiptarë me nënshtetësi europiane

Në bazë të të dhënave të publikuara së fundmi nga Eurostat, Italia renditet në vendin e dytë mes shteteve të Bashkimit Europian, për numrin më të lartë të nështetësisë italiane, dhënë përgjatë vitit 2014 ndaj qytetarëve të huaj që kanë plotësuar kushtet e marrjes së saj.

Plot 129 mijë emigrantë kanë fituar të drejtën e nënshtetësisë italiane në vitin 2014.

16.3% prej tyre janë shqiptarë duke u renditur në vendin e dytë pas shtetasve me origjinë marokene e që përbëjnë 22% të qytetarëe të rinj italianë.

Po sipas statistikave të Eurostat janë 41 mijë shqiptarë që në vitin 2014 kanë fituar të drejtën e një nënshtetësie europiane, ku 96% e të cilëve kanë marrë nënshtetësi greke e italiane.

Më vitin 2014 janë 890.000 persona që kanë fituar të drejtën e nënshtetësisë së një vendi të Bashkimit Europiane , një shifër inferiore kjo, në krahasim me vitin 2013 kur ky numër ishte rreth 981.000).

Përsa i përket raportit me numrin e popullsisë, për cdo 1000 banorë, Luksemburgu është shteti që ka lejuar numrin më të lartë të dhënies së nënshtetësisë.

Ndërsa shtetasit rumunë (rreth 24.300 ) e polakë (rreth 16.100) janë dy grupe qytetarësh eurpiane që kanë marrë nënshtetësinë e një tjetër vendi anëtar i Bashkimit Europian.
Aktualisht përllogaritet se janë rreth 5 milionë persona që kanë marrë nënshtetësinë e një vendi anëtarë të Bashkimit Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.