Politika

Basha: Zgjedhjet në PD, shkollë për t’ia nisur nga fillimi

lulzim-basha-525x350Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka cilësuar si një maratonë të gjatë dhe të suksesshme zgjedhjet në Partinë Demokratike, si një shkollë të re për t’ia nisur nga fillim, gjatë takimit të sotëm me drejtuesit e rinj të rretheve.

Konkurrimi ishte me dinjitet e seriozitet të madh, tha Basha, “duke sjellë secili kontributin e vyer, duke nderuar e duke iu bindur votës se lirë. Ju u zgjodhët me votë të lirë, në gara të hapura, të forta, të ndershme dhe luajale. Ka patur një garë të gjerë të njerëzve më me vlera në Partinë Demokratike qe garuan mes tyre, duke shënuar rekordin e balotazheve, si një vlerë për një garë në respekt të votës”.

Basha u ka bërë thirrje demokrateve të zgjedhur në seksione dhe grupseksione, se duhet të jenë baza e Partisë Demokratike për vendimarrjen, si dhe institucionalizimin dhe bashkërendimin e degëve me seksionet për të qenë në ballë të opozitarizmit. “Ne jemi opozita dhe alternative, tha Basha duke pohuar se “duhet të studiojmë burimet dhe resurset që kanë zonat për t’i kthyer në të mira për qytetarët. Çdo degë duhet të paraqese projektin e zhvillimit të rretheve, pasi ato do të jenë pjesë e programit të ardhshëm kombëtar elektoral”.

Kam besim të plotë se drejtuesit e degeve do të jenë drejtues moderne, tha Basha .“Jam optimist për të ardhmen e Partisë Demokratike, se do t’ia dalim të jemi fitues me zgjedhjet e ardhshme. Ne jemi ekipi politik që do të ringreme Shqipërinë”, theksoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button