Home / Te ndryshme / Këto universitete të lënë pa fjalë, kanë vetëm vepra!

Këto universitete të lënë pa fjalë, kanë vetëm vepra!

Në pamje të parë, universitetet më inovative të Europës duket se nuk kanë asgjë të përbashkët. Disa janë institucione katolike e disa laike, disa janë shtetërore e të tjera private. Njëri është 920-vjeçar, ndërsa një tjetër ka qenë një institucion i pavarur për më pak se një dekadë. Ata janë të shpërndarë anembanë kontinentit, disa nëpër qytete të mëdha, e disa në zona rurale.

E vetmja gjë që i bashkon të gjithë është se, thuajse të gjithë promovojnë kërkimin praktik dhe shkencën e aplikuar, ndryshe nga të qenit një institucion i pastër akademik. Universitetet teknike dhe kolegjet dominojnë në atë që “Reuters” e konsideron si renditjen e parë në histori të 100 universiteteve më inovative të Europës. Një listë që identifikon institucionet e edukimit që po bëjnë gjithçka të mundur për shkencën e avancuar, shpikin teknologjitë e reja dhe ndihmojnë në ekonominë globale.

Gjithçka nis me atë të Leuvenit në Belgjikë, “KU Leuven”, një shkollë ku flitet më shumë gjuha holandeze e që ndodhet në rajonin Flanders. I themeluar në vitin 1425 nga Papa Martini i V-të, ai është universiteti më i vjetër katolik i botës, por veprimtaria e tij nuk është e kufizuar vetëm te teologjia. Misioni modern i “KU Leuven” është gjithëpërfshirës dhe fokusohet te kërkimi shkencor i avancuar. I hapur për studentë të të gjitha besimeve, ai operon në mënyrë autonome nga Kisha, si dhe në të gjendet një prej organizatave më të mëdha dhe të pavarura të kërkimit dhe zhvillimit në planet. Në vitin fiskal 2014, shpenzimet për kërkimet i kanë kaluar 426 milionë euro.

Kaq për më të rëndësishmin e universiteteve inovative, por në foto mund të informoheni edhe për 9 universitetet e tjera më inovative që përbëjnë “Top 10”.

Duke qenë se renditja bazohet mbi inovacionin në nivel institucional, studimi mund të mbikëqyrë edhe programe apo departamente të veçanta inovative. Ndoshta një universitet mund të renditet në vende më të ulëta për shkak të inovacionit të tij në tërësi, por sërish mund të jetë duke operuar me një prej laboratoreve më të përparuara bioteknologjike në botë, sa për shembull. Megjithatë, pavarësisht nëse një universitet renditet në “Top 10” apo diku nga vendet 90, të gjithë këto institucione të “100-shes” më të mirë të Europës konsiderohen ndër më të mirët në botë.

Ata prodhojnë kërkime origjinale, krijojnë teknologji të domosdoshme dhe stimulojnë ekonominë globale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: