Home / Kronika / Francë-Shqipëri 2-0, ndëshkohemi në fund nga Griezmann dhe Payet

Francë-Shqipëri 2-0, ndëshkohemi në fund nga Griezmann dhe Payet

Shqipëria ka humbur 2-0 një ndeshje ndaj Francës në të cilën rezultati më i drejtë do të ishte barazimi. Ishin minutat e fundit ato që na ndëshkuan, atëherë kur Griezmann me kokë dhe Payet pas një kundërsulmi i hoqën kombëtares shijen e pikës së parë në një Evropian.
Tanët u mbrojtën mirë në pjesën e parë dhe nuk lejuan raste shënimi të pastra për francezët. Nga ana tjetër Lenjani me goditje nga larg dhe një sulm nga e djathta me protagonist Hysajn dhe Sadikun mund të na kishte dhënë avantazhin.
Në pjesën e dytë francezët rritën presionin, por shtyllën e goditi Memushaj. Giroud çoi rezultatin e shtyllave në 1-1 dhe gjithçka dukej se do të përfundonte barazim, por në minutën e fundit, një krosim i Rami u shfrytëzua nga Griezmann, i cili me kokë zhbllokoi sfidën.
Në minutën e pestë shtesë, kur tanët ishin hedhur përpara, Payet vulosi gjithçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published.