Home / Sporti / Fjalët e De Biasit pas humbjes nga Franca

Fjalët e De Biasit pas humbjes nga Franca

Gianni de Biasi ka thënë se Shqipëria ka merituar më shumë në ndeshjen kundër Francës.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka thënë se skuadra e tij ka merituar më shumë dhe është dashur të mbahen edhe disa minuta.

Por, ai tha se nuk duhet të zhgënjehen, pasi kanë luajtur shumë mirë.

“Ishte një ndeshje shume e mire dhe ishte mëkat qe nuk kemi mundur ta ruajmë deri ne minutat e fundit. Kemi merituar më shumë nga kjo ndeshje, pasi kemi treguar paraqitje fantastike”, tha De Biasi për Supersport.

Nderkohe, Gianni de Biasi nuk pranon të kritikojë lojtarët që hynë në pjesën e dytë.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka lavdëruar edhe lojtarët që u inkuadruan në pjesën e dytë kundër Francës.

Xhaka, Roshi dhe Veseli po cilësohen si fajtoret për këtë humbje, por De Biasi nuk pranon të fajësoj askënd.

“Nuk ka asnjë zhgënjim, sepse lojtaret që u inkuadruan në pjesën e dytë luajtën shumë mirë”, tha De Biasi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.