Home / Keshilla / Mjekimet natyrale kundër dhimbjes së dhëmbit

Mjekimet natyrale kundër dhimbjes së dhëmbit

0b4f30bd-63d8-44e0-81a4-affe25b67497---0-Ne shumicën e rasteve dhimbjet e forta te dhëmbit ndodhin gjate natës, kështu qe është e pamundur qe te shkosh te marrësh mjekim tek dentisti. Për këtë arsye te gjithë duhet te kenë ne shtëpitë e tyre disa mjekime natyrale qe mund ta qetësojnë këtë dhimbje te paktën deri ne mëngjes.

Akulli

Ndonjëherë dhimbja e dhëmbit shtohet nga ushqimet apo pijet e ngrohta. Ne këtë rast duhet te vendosni një cope akulli ne zonën e prekur.

Propolisi

Propolisi është thuajse një antibiotik natyral. Ai mund te vendoset direkt tek dhembi i qe dhemb.

Kamomili

Kamomili qetëson gjithçka. Hidhni disa pika tek dhembi dhe tek mishi i dëmtuar ose mbani pak lëng ne goje. Përsëriteni këtë tre here ne dite.

Rrënjët e xhenxhefilit

Vendosni pak nga rrënja e xhenxhefilit (pa lëkurë) tek dhembi dhe kafshojeni me kujdes.

Hudhra

Hudhra është një alet i mire kundër dhimbjeve te dhëmbit. Kafshoni një cope te saj me ane te dhëmbit qe ju dhemb dhe do e shihni qe dhimbja do qetësohet shpejt.

Shpëlani gojën

Shpëlarja e gojës me uthull molle apo me ujë te kripur do ju ndihmoje ne qetësimin e dhimbjes.

Eukaliptus

Zieni 15 gram gjethe eukaliptusi ne 1 litër ujë për 5 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni te ftohet. Me pas shtojini dy pika vaj karafili dhe dy vaj mire. Mbajeni këtë ne frigorifer dhe hidheni tek dhembi kur keni dhimbje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.