Home / Qeveritare / Deklaratat e Islamit, Rama: Vajmedet, nderi politik i opozitës mbetur në dorë të Kaç Islamit

Deklaratat e Islamit, Rama: Vajmedet, nderi politik i opozitës mbetur në dorë të Kaç Islamit

Edi-Rama-duke-folur1-320x224Kryeministri Edi Rama reagoi sot nëpërmjet rrjetit social “Twitter”, ndaj deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike, Kastriot Islami, i cili u shpreh se “aleanca me krimin e Edi Ramës zhvillohet prej 15 vjetësh”.

“Nderi politik, virgjëria demokratike, ndershmëria intelektuale e opozitës mbetur në dorë të Kaç Islamit! Hajde e djathtë hajde:-) #Vajmedet PD”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.

Më herët sot deputeti demokrat Islami u shpreh se, ngjarja e ndodhur 28 ditë më parë në Kuvend ku u godit deputeti i opozitës Gent Strazimiri nuk është konceptuar e parafabrikuar para 28 ditësh.

“Kjo ngjarje është konceptuar 15 vjet më parë kur Rama në krye të bashkisë së Tiranës grumbulloi rreth vetes vetes seksere e njerez më të kaluar të dyshimte. Kjo është një skemë që për 4 vjet në opozitë u testua duke filluar me bllokimin e rrugëve e perfunduar deri demostrimet e dhunshme, për të arritur të vjedhja dhe blerja kriminale e votave në zgjedhjet e 23 qershorit…”, tha ndër të tjera në deklaratën e tij deputeti demokrat Kastriot Islami.

Leave a Reply

Your email address will not be published.