Kosova

Pacolli: Mundësi edhe zgjedhjet e reja

Behgjet-Pacolli-525x350Edhe zgjedhjet e reja mund të jenë mundësi për të dalë nga situata e ngërçit të paszgjedhjeve, sipas liderit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

“Unë besoj se do të shkojmë prapë në zgjedhje dhe mund të jenë një opsion për të tejkaluar ngërçin insitucional, duke shpresuar se qytetarët e kanë kuptuar se çfarë është në gjendje të bëjë skena politike”, citohet ai sot në një intervistë të medias në Prishtinë.

Kosova ende nuk e ka qeverinë e re, madje edhe s’dihet kur do ta ketë, as pas dy muajve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit, në të cilat partia e Pacollit, AKR me 4,67% të votave nuk kaloi pragun 5% për të hyrë në Kuvendin e Republikës.

Sipas liderit të AKR-së, ngërçi politik i krijuar pas zgjedhjeve nacionale është pasi “po sakrifikohen institucionet e Kosovës për interesa private”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button