Sporti

Irlanda e Veriut merr pikët e para në Euro 2016, mposhti Ukrainën 2-0.

Në Lion u luajt ne ora 18.00 ndeshja e dyte e dites se sotme mes Ukrainës dhe Irlandës së Veriut, ku ekipi irlandez fitoi me shumë vështirësi me rezultatin 2- 0. Ndeshja e vlefshme për grupin C u zhvillua në stadiumin “Parc Olympique Lyonnais” në prani të 59 000 spektatorëve ku protagonist të golave ishin Gareth Mcauley në minutën e 49-të dhe Niall McGinn në minutë e gjashtë shtesë.

Këto ishin tri pikët e para të Irlandës në Euro 2016 dhe gjendet në vendin e tretë me aq pikë sa Gjermania e Polonia, që sonte përballen me njëra tjetrën duke filluar nga ora 21.00.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button