Sporti

Gjermani-Poloni, barazim 0-0, ndeshja e parë pa gola në Euro 2016

Gjermania dhe Polonia kanë ndarë pikët në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin C

Pas fitores prej 2:0 ndaj Ukrainës, Gjermania e Joachim Löw nuk ka mundur që të marrë më shumë se një pikë përball polakëve.

Dy skuadrat kishin rastet e veta në këtë mbrëmje, por rrjetat nuk u tundën, duke përfunduar ndeshja ashtu siç filloi.

Ky ishte barazimi i parë pa gola këtë edicion në Euro 2016. Polonia dhe Gjermania tani kanë nga katër pikë, në vendin e tretë gjendet Irlanda e Veriut me tre pikë pas fitores ndaj Ukrainës,

UEFA ka bërë të ditur se lojtari gjerman Jerome Boateng është shpallur lojtari i ndeshjes në barazimin 0:0 të Gjermanisë me Poloninë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button