Home / Kronika / Kronika e zeze / Aksident tragjik në Lushnjë: Humbin jetën tre të rinj

Aksident tragjik në Lushnjë: Humbin jetën tre të rinj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku tre adoleshentë kanë humbur jetën pas një aksidenti në afërsi të fshatit Kosovë e vogël në Lushnjë, ndërsa një i katërt ka arritur të mbijetojë. Asnjë prej të rinjve nuk është mbi 18-vjeç moshë në të cilën sipas legjislacionit shqiptar bëhet edhe pajisja me leje drejtimi.

ambulanca-aksident

Mësohet se katër të rinjtë ktheheshin nga një gëzim familjar kur automjeti me të cilin ata po udhëtonin tip “Benz” me targa AA953AZ ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal ujitës. 

Viktimat e aksidentit të rëndë janë Mario Rika, 16 vjeç, Fadil Rika, 17 vjeç dhe Sokol Sheqi,16 vjeç, ndërsa i plagosuri mësohet se është Françesko Mara.

Trupat e 3 të adoleshentëve të cilët kanë humbur jetën janë dërguar në morgun e qytetit, ndërsa i plagosuri Françesko Mara është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Ende nuk dihet se në çfarë gjendje shëndetësore ndodhet Mara.

Katër të rinjtë ishin banorë të fshatit Çinar në komunën e Fier-Sheganit, ku sipas policisë,shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe dalja e automjetit nga kontrolli në kthesë.  – See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/lushnj–udh-tonin-pa-patent–humbin-jet-n-3-adoleshent–231656.html#sthash.LDoQleiX.dpuf

Leave a Reply

%d bloggers like this: