Sporti

Presidentja kroate tifozëve që përdoren simbole naciste: Turp ju qoftë, do të përgjigjeni

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka reaguar ashpër ndaj tifozëve që përdorën simbole naciste.

Tifozët e Kroacisë e ndërprenë për pak çaste sfidën mes Kombëtares së tyre e Çekisë, e cila përfundoi në fund 2:2.

Kjo nuk i pëlqeu aspak të parës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, e cila u ka dërguar një mesazh përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Bravo të zjarrtëve. Bravo ju tifozëve kroatë. E ju armiqve të Kroacisë, juve që urreni reprezentacionin dhe shtetin ju porosis: Do të përgjigjeni edhe për këtë edhe për svastikën. Turp ju qoftë!”, ka shkruar në Facebook Kolinda Grabar-Kitarovic.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button