Sporti

Shqipëria drejt Lionit për ndeshjen ndaj Rumanisë

Kombëtarja shqiptare do të luajnë të dielën në mbrëmje sfidën e fundit në Grupin A të Euro 2016, atë me Rumaninë.

Pas zhvillimit të seancës së fundit stërvitore ku të pranishëm ishin të gjithë futbollistët, skuadra jonë përfaqësuese niset drejt Lionit ku do të zhvillohet edhe kjo përballje me skuadrën e trajnerit Iordanesku.

Në pasditen e sotme skuadra jonë përfaqësuese do të zhvillojë edhe një seancë tjetër stërvitore, ndërkohë që do të ketë edhe një konferencë për shtyp të trajnerit Gianni De Biasi.

Pas 2 ndeshjeve të para, Shqipëria ndodhet në vendin e fundit në grup me 0 pikë dhe ndaj Rumanisë do t’i duhet të fitojë me një diferencë të madhe golash për të pasur shpresë për kualifikim në raundin tjetër si një prej 4 ekipeve të treta më të mira në grupe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button