Sporti

Barazojnë Zvicra e Franca 0-0, kualifikohen në rrethin tjetër

Franca dhe Zvicra kanë barazuar pa gola në ndeshjen e zhvillua në “Pierre-Mauroy”, por janë kualifikuar dyja në fazën tjetër të Euro 2016.

Franca dhe Zvicra kanë ndarë pikët në stadiumin “Pierre-Mauroy”, por janë kualifikuar që të dyja në rrethin tjetër. Francezët kishin më shumë raste se ekipi shqiptarëve, por shtylla ia mohoi disa herë golin nikoqirëve.

Franca është kualifikuar si liderë e Grupit A me shtatë pikë, derisa Zvicra si e dyta me pesë pikë.

E vecantë ka qënë perballja mes Granit Xhakës dhe Paul Pogba ku ka patur  një duel të ashpër në ndeshjen mes Francës e Zvicrës. Mesfushori francez në një moment e ka tërhequr prej fanelle, duke e shqyer krejtësisht atë.

Në fund UEFA ka zgjedhur Yann Sommer lojtarin e ndeshjes. Pra portieri i Zvicrës, Yann Sommer, ka bërë disa pritje fantastike në barazimin 0:0 ndaj Francës, duke u zgjedhur kështu lojtari i ndeshjes.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button