KronikaSporti

Historike: Shqipëria shënon fitoren e parë në Euro, ruan gjasat për kualifikim

Shqipëria ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian, duke mposhtur Rumaninë 1:0.

Kombëtarja shqiptare ka shkruar histori në Kampionatin Evropian, pasi ka shënuar fitoren e parë duke mposhtur Rumaninë me rezultat minimal 1:0.

Shqipëria ka treguar paraqitje fantastike, duke pasur disa raste të mira shënimi, por vendimtare ishte minuta e 43’të, kur Armando Sadiku shënoi golin e vetëm dhe të fitores.

Deri në fund Shqipëria ka pasur disa raste të mira shënimi, por pa sukses, duke qenë vendimtare pjesa e parë. Pas kësaj fitoreje Shqipëria ngritët në vendin e tretë me 3 pikë. Vendin e parë e mban Franca me shtatë pikë, ndërsa Zvicra mbetet në vendin e dytë me 5 pikë, skuadra këto që sonte barazuan pa gola 0:0.

Gjate historise, Shqipëria dhe Rumania janë përballur 18 herë që nga viti 1946 e deri më 2011. Përfaqësuesja e Rumanisë, me të cilën Shqipëria do të përballet në Euro 2016 nuk është kundërshtar i panjohur. Ekipi kuqezi me rumunët është përballur 18 herë që nga viti 1946 e deri më 2011. Në 18 përplasje me Rumaninë, Shqipëria ka fituar vetëm 2 ndeshje, ka barazuar tre herë derisa ka humbur 13 herë.

Ndeshjet Shqipëri – Rumani (1946-2011):

  1. 13.10.1946

Shqipëri-Rumani 1-0 (Kamp. Ballkanik)

  1. 25.05.1947

Shqipëri-Rumani 0-4 (Kamp. Ballkanik)

  1. 02.05.1948

Rumani-Shqipëri 0-1 (Kamp. Ballkanik)

  1. 23.10.1949

Rumani-Shqipëri 1-1 (Kamp. Ballkanik)

  1. 29.11.1949

Shqipëri-Rumani 1-4 (Miqësore)

  1. 05.10.1950

Rumani-Shqipëri 6-0 (Miqësore)

  1. 29.10.1972

Rumani-Shqipëri 2-0 (El. Botërorit 1974)

  1. 06.05.1973

Shqipëri-Rumani 1-4 (El. Botërorit 1974)

  1. 25.03.1987

Rumani-Shqipëri 5-1 (El. Euro 1988)

  1. 28.10.1987

Shqipëri-Rumani 0-1 (El. Euro 1988)

  1. 20.09.1988

Rumani-Shqipëri 3-0 (Miqësore)

  1. 06.09.2006

Shqipëri-Rumani 0-2 (El. Euro 2008)

  1. 21.11.2007

Rumani-Shqipëri 6-1 (El. Euro 2008)

14.7.09.2010

Rumania – Shqipëria 1:1 (El. Euro 2012)

  1. 11.10.2011

Shqipërua – Rumania 1:1 (El. Euro 2012)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button