KronikaSporti

Ja si mund të kualifikohet Shqipëria

Shqipëria ka shënuar fitore minimale 1:0 kundër Rumanisë, për të ruajtur gjasat për kualifikim në Euro 2016.

Shqipëria ka shënuar fitore minimale kundër Rumanisë dhe ka siguruar pozitën e tretë në Grupin A, ku prijnë Franca dhe Zvicra.

Por, Shqipëria ende nuk e ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales dhe për këtë duhet të pres ndeshjet në pesë grupet tjera.

Nga gjashtë Grupe sa janë, katër vendet e treta do të kualifikohen, ndërsa dy më të dobëtat do të eliminohen.

Për të kaluar Grupin B, Shqipëria duhet të shpresojë që Anglia do të mposhtë me rezultat më të thellë se 2:0 Sllovakinë, ndërsa Uellsi të fitoi ose barazoi me Rusinë.

Në Grupin C, Gjermania duhet të mposhtë me shumë se 3 gola Irlandën Veriore, ndërsa Polonia të barazoi ose fitoi me Ukrainën.

Në Grupin D, ndeshja ndërmjet Turqisë dhe Çekisë duhet të përfundoi baras ose me fitore minimale 1:0 të Turqisë.

Në Grupin E, Italia duhet të mposhtë Irlandën, ndërsa Belgjika Suedinë, ndërsa në Grupin e fundit F, Hungaria duhet të mposht Portugalinë, ndërsa Islanda Austrinë.

Kujtojmë se nga këto skenarë, Shqipërisë i duhet që vetëm dy të realizohen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button