Ekonomia

Sigurimet në bujqësi: firmoset marrëveshja për 757 sera

Ministri Panariti: “Kjo është një marrveshje historike, se për herë të parë serat e fermerëve janë siguruar nga një kompani sigurimesh”.

Në Krutje të Lushnjes, një nga zonat bujqësore më me traditë në vënd, në prani z.Edmond Panariti,  ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Kryetarja e Bordit Drejtues të “FED invest” znj.Zana Konini, Drejtori i Përgjithshëm i “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA”, z.Avni Ponari dhe Presidenti i “IFIS Broker”, z. Petraq Milo firmosën ditën e hënë më 20 qershor 2016, marrëveshjen për fillimin e projektit pilot “Sigurimi i serave si konstruksion”. Projekti u realizua me financimin e Shoqërisë Kursim Kredi “FED invest”, ndërmjetësimin e IFIS Broker sh.a., dhe në bashkëpunim me SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a., e cila mori përsipër sigurimin e serave të 757 fermerëve nga i gjithë vendi, ku fermerët morën çertifikatat e sigurimit për serat respektive.

3 (1)Panariti: “Ankthi im më i madh ka qënë koha e përmbytjeve

Duke shpërndarë certfikatat e para për fermerët e Krutjes, Këmishtajt dhe zonës për rreth,   ministri Edmond Panariti tha se: “Ankthi im më i madh ka qënë koha e përmbytjeve. Por tashmë më ketë marrveshje sigurojmë fermerët dhe serat e tyre. Kjo është një marrveshje historike, se për herë të parë serat e fermerëve janë siguruar nga një kompani sigurimesh, falë një bashkëpunimi mes FED Invest, Sigal dhe IFIS Broker”. “Shpresoj që këtë projekt ta zgjerojmë edhe në zona të tjera për të siguruar fermerët, jo vetëm për serat e tyre por edhe për pajisjet, bagëtitë, tokën”, ka deklaruar Ministri Panariti.

Ministri Panariti ka folur për rëndësinë që ka sigurimi i prodhimeve bujqësore nga fatkeqësitë natyrore, të cilat kanë qënë të shpeshta vitet e fundit dhe me humbje të mëdha për fermerët, por edhe për paketën ligjore të pergatitur nga Ministria e Bujqësisë ashtu dhe për financime nga  BERZH për bujqësinë. “Kjo do të jetë, zgjidhja më e qëndrueshme e gjithpërfshirëse për bujqësinë shqiptare, nëpërmjet zgjerimit të skemës së sigurimit, për të rritur numrin e fermerëve, blegtorëve dhe produkteteve të tjera bujqësore të siguruara.  Gjithashtu, është për t’u vlerësuar, vëmendja e Ministrisë se Bujqesisë, për domosdoshmërinë e mbështetjes dhe nxitjes së mëtejshme të zgjerimit të projektit, me qëllim që, gradualisht të kalohet jo vetëm në sigurimin e serave,  por të shtrihet në sigurimin e pajisjeve të fermerëve dhe blegtorëve, në sigurimin e bagëtive dhe shpendëve si dhe në sigurimin e prodhimit bujqësor. Ministria ka përgatitur një ligj ku parashikohet se, të gjithë ata që do të investojnë në bujqësi një shumë të konsiderueshme, duhet të sigurojnë aktivitetin e tyre. Shqipëria ka marrë mbështetje për sigurimin e bujqësisë nga BERZH e cila ofron 60 milion euro për kreditimin, ndërsa 15 milion janë vënë  në dispozicion nga qeveria shqiptare”.


4 (3)Konini: “Për këtë projekt pilot është investuar 3 milionë lekë”.  

Kurse znj.Zana Konini Drejtore Ekzekutive e FED Invest bëri të ditur se për këtë projekt pilot është investuar 3 milionë lekë.  “Shpesh fermerët e kredituar nga ne u janë dëmtuar prodhimet e tyre për shkak të fatkeqësive natyrore, përmbytjeve, shirave. Ne si bord I FED Invest u mblodhëm e disktuam dhe vendosëm të krijojmë një mundësi për fermerët dhe me një fond prej 3 milionë lekë dhe në bashkëpunim me SIGAL dhe IFIC Broker vendosëm të sigurojmë serat për 757 fermerë. Ata janë të siguruar me fondin e mundësuar nga ne për një vit dhe kosto për ta është zero” , tha Konini

Faza e parë e këtij projekti pilot është fokusuar në sigurimin e serave të prodhimit bujqësor, të ndërtuara me financim të FED Invest sh.k.k. dhe të fermerëve anëtarë të saj. Serat janë të siguruara tek SIGAL UNIQA Group AUSTRIA nga dëmet që mund të shkaktojnë rreziqet si: Breshëri, Stuhia, Shtrëngatat dhe Përmbytjet. Në këtë fazë të projektit, në mbështetje të tij në një formë të prekshme nga fermerët, detyrimi për pagesën e primit të sigurimit është marrë përsipër dhe është financuar (paguar) nga FED Invest sh.k.k.

Ky është një projekt ambicioz dhe shumë i domosdoshëm për vendit tonë, duke marrë parasysh kushtet klimaterike, si pasojë e të cilave ndodhin përmbytje disa herë në vit, me pasoja të rënda ekonomike për fermerët dhe blegtorët. Nisur nga ky fakt, të trija palët (FED Invest, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, dhe IFIS Broker) falënderojnë Ministrinë e Bujqësisë, dhe në veçanti z. Panariti, për kujdesin e veçantë të treguar për këtë projekt. Gjithashtu palët dëshirojnë që të vendosin në vëmendje të Ministrisë dhe të Qeverisë domosdoshmërinë për nxitjen e mëtejshme të këtij projekti, me qëllim që të mos mbetet vetëm në fazën fillestare ku aktualisht janë siguruar vetëm serat, por të kalohet në fazat e tjera, ku projekti të shtrihet edhe në sigurimin e prodhimeve bujqësore, në sigurimin e pajisjeve të fermerëve dhe blegtorëve, në sigurimin e bagëtive dhe shpendëve dhe numri i fermerëve të siguruar të zgjerohet. Kjo për faktin se në rastet e katastrofave natyrore, të cilat fatkeqësisht janë shtuar vitet e fundit në Shqipëri dhe po përsëriten disa herë brenda vitit, lind si domosdoshmëri që i gjithë investimi i bërë me aq mund nga fermerët e blegtorët duhet të sigurohet.

 Shoqëria e Kursim Kreditit “FED Invest”

 Shoqëri e Kursim Kreditit “FED invest”, është institucion financiar kooperativë, që vjen si rezultat i konsolidimit të rrjetit të  ShKK-ve, ish anëtarë të Unionit Shqiptar Kursim Kredi. Fillimisht ky institucion nisi si projekt pilot i Bankës Botërore në vitin 1992, që kishte për qëllim zbutjen e varfërisë në zonat rurale në vend dhe hodhi bazat për themelimin dhe rregullimin me ligj të shoqërive të kursim kreditit (ShKK) që do të operonin në këto zona në vitet në vijim. Me mbështetjen e plotë të Bankës së Shqipërisë, Bankës Botërore, Qeverisë Shqiptare,  EFSE dhe konsulencën e Rabobank International Advisory Services -RIAS, u sugjerua konsolidimi i Unionit dhe ShKK-ve të tij përbërëse në një institucion të vetëm, FED invest. Aktualisht FED invest zotëron një total asetesh prej  22.3 mil Euro, portofol kredie 19.2 mil Euro, Portofoli i depozitave 17 million Euro dhe më shumë se 34 mijë anëtarë në 1,100 fshatra në territorin e Shqipërisë.

 SIGAL UNQA GROUP AUSTRIA

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA është kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, e cila udhëheq tregun që prej vitit 2002. Nën emrin e SIGAL UNIQA operojnë 8 kompani në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Mbi 80% e aksioneve të SIGAL UNIQA është investim i huaj, i UNIQA Insurance Group, një prej grupeve më të fuqishme financiare në Europë. UNIQA numëron 7 miliardë Euro të ardhura vjetore dhe me mbi 27 miliardë Euro asete në menaxhim, ç’ka dëshmon fuqinë dhe sigurinë e për të mbuluar të gjitha llojet e sigurimeve në Shqipëri dhe më gjerë në rajon, përfshirë këtu edhe sigurimin nga katastrofat natyrore. SIGAL UNIQA është vlerësuar nga organizma prestigjiozë ndërkombëtarë si kompania me shërbimin më të mirë ndaj klientit dhe që paguan dëmet në kohë dhe si marka më e mirë dhe më e besuar në Shqipëri.

A.Luani

 

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button