Bota

Izraeli rifillon sulmet ajrore kundër Hamasit

ee185-494x350Ushtria izraelite shpalli sot rifillimin e sulmeve ajrore kundrejt Hamasit pas goditjeve të reja me predhë nga Rripi i Gazës, me të përfunduar armëpushimi dypalësh.

“Këtë mëngjes, pas fillimit të sulmeve me raketa ndaj Izraelit, forcat e armatosura shënjestruan disa zona terroriste në Rripin e Gazës”, njoftoi ushtria në një komunikatë, pak çaste më vonë nga urdhëri i kryeministrit, Benjamin Netanyahu, për t’iu përgjigjur fuqishëm çdo sulmi të ri të Hamasit.

“Ushtria izraelite ka zhvilluar sulme ajrore dhe goditje artilerie, por nuk ka vendosur ushtarë në territorin palestinez”, theksoi një zëdhënës ushtarak, ndërkohë që dëshmitarë dhe burime palestineze kanë njoftuar për sulme ajrore në veri dhe qendër të Rripit të Gazës.

“Të paktën 18 predha janë lëshuar nga gaza drejt Izraelit nga ora 8:00 (5:00 GMT) pas mbarimit të armëpushimit treditorë”, njoftoi ushtria izraelite.

Dy prej këtyre predhave u interceptuan mbi Ashkelon (jug i Izraelit), 14 të tjera ranë jashtë zonave urbane, ndërsa dy të tjera ranë brenda Rripit të Gazës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button