Politika

Berisha: Fullani s’më ka kërkuar mbrojtje. Vjedhja e BSH si vjedhja e floririt

berisha3-320x226“U thye kasaforta, u hap dheu vodhën paratë si në vjedhjen e floririt në Krrabë”.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hequr paralelizma mes vjedhjes së therësit në Bankën e Shqipërisë dhe vjedhjes së floririt në kohën e ish-kryeministrit Ilir Meta. Lidhur me vjedhjen e floririt, Berisha i bëri thirrje Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla të rihapë hetimet pasi dosja e atij viti u mbyll në mënyrë, cilësoi ai, kriminale.

“Ftoj Prokurorin e Përgjithshëm të hapë cështjen që pararardhësit e mbyllën në mënyrën më kriminale. Ta hapë ta hetojë. Thanë që nuk ka flori. E keni në gjithë mediat këtë. Në ka një histori që e ka bërë Shqipërinë si principatë të romaneve të Gabriel Garcia Markez, është kjo. Utha s’ka flori. Ish-kryeministri Meta urdhëron të nisë hetimet. Ka qenë muaji qershor kur me një ndërhyrje të fortë u hap hetimi. U arrestua oficeri që më njoftoi mua të parin mbi vjedhjen e floririt, u arrestuan fshatarët që në jetën e tyre nuk kishin hyrë në atë tunel dhe në atë kasafortë. U arrestuan dhe ata se policia tha që, unë gjeta flori në shtëpinë e tyre. Ama dëmi aty në vlerësimin konvencional ishte 40 miliard, por real ishte qindra milionë se floriri ishte qindra herë më i kushtueshëm”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button