Home / Politika / Mbyll punën komisioni hetimor për serverin e tatimeve

Mbyll punën komisioni hetimor për serverin e tatimeve

Komisioni parlamentar hetimor për serverin e tatimeve, ndonëse ka marrë tre herë shtyrje të afatit, sërish e ka përfunduar punën pa pyetur të gjithë dëshmitarët që ishin planifikuar.

Në seancën e së martës, kryetari i komisionit, Arben Ristani njoftoi mbylljen e punës së këtij komisioni dhe mënyrën se si do të veprohet për të patur dëshminë e personave që nuk u pyetën, mes të cilëve edhe të ish-kreut të grupit të auditit të serverit të tatimeve, Panajot Gjiknurit.

“Veprimtarinë e grupit të auditimit tek Drejtoria e Tatimeve e ka hetuar edhe prokuroria dhe ka një dokumentacion të plotë të mbledhur nga ky komision për të gjithë dëshmitarët e pyetur. Mendoj se nëse heqim dorë nga pyetja e dëshmiotarëve të mbetur, nuk besoj se e cënojmë cilësinë e hetimit të komisionit”, u shpreh Ristani.

Ristani përcaktoi një afat 2-javor për të përgatitur raportin përfundimtar i cili më shumë gjasa nisur nga ecuria e punës së komisionit, por edhe eksperiencat e mëparshme, nuk do të jetë një i vetëm, por dy raporte, një i mazhorancës dhe një i opozitës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: