Teknologji

“Flash Falcon”, avioni i së ardhmes

Inxhinierët e kompanive prodhuese të avionëve janë përqendruar prej vitesh tashmë në ndërtimin e mjeteve fluturuese të së ardhmes që do të revolucionarizojnë transportin e pasagjerëve dhe të mallrave në vitet që vijojnë.

Dhe në këtë fushë projektet nuk mungojnë. I fundit mbërrin nga projektuesi spanjoll Oscar Vinals.

Vinals ka hedhur për diskutim projektin radikal të pagëzuar me emrin “Flash Falcon”. Bëhet fjalë për një mjet fluturues me dy kate, me krahë dy herë më të gjatë dhe motorë radioaktivë dy herë më të fuqishëm se Concorde.

Me këtë fuqi motorike, “Flash Falcon” mund të kapë shpejtësinë “Mach 3”, ose 3700 kilometra në orë, tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe do të përgjysmonte kohën e udhëtimit nga Londra në Nju Jork.

Vinals thotë se avioni do të ketë një kapacitet prej 250 pasagjerësh dhe kabina të veçanta për ata që dëshirojnë qetësinë gjatë udhëtimit dhe është projektuar për t’u ngritur dhe ulur edhe vertikalisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button