Kronika

Rrëfehet e ëma e djalit: Nuk është autik, Anjeza ua mbulonte dhunën fëmijëve me solucion

Një ditë pas videos së publikuar së fëmijës së dhunuar nga administratorja e një kopshti privat, sot kanë dalë detaje të reja, të cilat i ka rrëfyer vetë e ëma e djalit 3 vjeçar.

E ëma, e cila ndodhet në një gjendje të rëndë psikologjike hedh dritë mbi dhunën që në këtë kopsht është ushtruar edhe ndaj fëmijëve të tjerë dhe mënyrën sesi Anjeza Shabani i mbulonte gjurmët e saj.

“Anabel. …Po reflektoj dhe pse në gjendje psikologjike të rëndë, e imja dhe e tim bir…Jam mami i atij vogëlushi që është rrahur barbarisht, është mbyllur brenda një dhome me errësirë çdo ditë, i shkuleshin fokët, saqë kur e laja, vëreja pika të kuqe në kokë dhe i binin fokët dhe më thoshte vetëm: “Mami, mami”. Mjalti me arrat që i çoja shtesë, nuk i hante im bir, por kjo kriminele dhe i shijonte. Bebelinat, letrat e lagura që dërgonin fëmijët, i përdorte për vajzën dhe mbesën e saj. Kur rrihte fëmijët, ishte siguruar me një solucion “Sprait” që largonte shenjat. Aty janë dhunuar të gjithë fëmijët të cilët flasin dhe do të dëshmojnë. Djali im sa nisi duke folur në prill, por ndaloi kur e çova në kopsht. I thoja asaj çdo ditë që diçka nuk shkon me djalin tim. Ajo më thoshte: “Pasha Allahun” e mbaj si djalin tim.” Femër shumë mashtruese. Nuk mund ta besoja. Çdo ditë si nënë kisha mbytje në vetvete. Djali im ka zhvillim pak të vonuar, por nuk është autik. Dhe kjo ka qenë në dijeni që djali nuk flet. Thotë vetëm ca fjalë, sa kishte filluar të shpërthente. Është i urtë, i dashur. Është jeta ime. Fëmija reagon ndaj dhunës. Kishte instiktet dhe u mbrojt, iu dridhën duart, (në video) shkoi e përqafoi edukatoren që e trajtonte mirë. Ajo që më shqetëson është gjendja e djalit tim. Unë jam nëna e tij dhe vetëm dashuria ime do ta bëjë të kalojë gjithë këtë traumë  prej 8 muajsh. Tani ndodhemi në spital dhe unë dhe im bir që është në gjendje të rëndë dhe i duhej të bënte anestezi për një rezonancë magnetike. Faleminderit të gjithë shqiptarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button