Ekonomia

Rama në traverbankun e Klosit dhe në Bulqizë për inspektimin e punimeve të OSHEE

Tetëmbëdhjetë vjet pas braktisjes, një nga projektet e rëndësisë së veçantë për industrinë minerare, traverbanku i Klosit ka avancuar punimet, e rifilluara në gusht të vitit 2015, me mbështetjen që iu dha nga Ministria e Energjetkës dhe Industrisë.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga minstri i Energjetikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri, ishte sot në minierën e Bulqizës, ku kompania po investon 5.8 milionë dollarë për zhvillimin e këtij projekti që përbën një hallkë të rëndësishme në ciklin e mbyllur prodhim-përpunim. Përmes tij, minerali do të transportohet nga niveli i pestë i minierës drejt impiantit të seleksionimit të kromit në Klos. Sipas drejtuesve të kompanisë, rëndësia primare në projekt është se shmnag përmbytjen e minierës dhe rrit sigurinë në punë.

“Është një investim prej 5.8 milionë dollarë që ka filluar në gusht të vitit 2015 është pjesë e kompleksit minerar të Bulqizës dhe qëllimi kryesor që ka është i shërben sigurisë në punë, eliminon një herë e mirë mundësinë e përmbytjes së minierës së Bulqizës, pra, sigurinë e jetës së njerëzve së pari. Paralelisht me zhvillimin e minierës së Bulqizës dhe të vendburimit të Qafë Buallit parashikohet që minerali i Bulqizës të transportohet me anë të një linje hekurudhore në impiantin e seleksionimit të Klosit, ku pasi të përpunohet të shkojë në uzinat e Ferro-kromit. Impianti i Klosit është gati, janë investuar rreth 1.2 milionë dollarë”, shpjegoi projektin, drejtuesi i kompanisë.

Inxhinieri, i cili 18 vjet më parë ishte pjesë e punimeve për ndërtimin e traverbankut dhe sërish sot, me një ekip prej 60 vetash, i ka rinisur ato, e vlerësoi projektin me një rëndësi të veçantë për zhvillimin e minierës dhe të industrisë minerare. Kryeministri Rama vuri theksin tek rëndësia e investimeve që riaktivizimin e industrisë përpunuese, që i jep një vlerë të shtuar kësaj industrie. “Gjëja më e rëndësishme është se ne kalojmë në përpunim. Përpunimi rrit gjithë vlerën e shtuar dhe nga ana tjetër sjell edhe rritje punësimi, rrogash e mirëqenie.”

OSHEE vendos matësa të energjisë elektrike

99093823-6b9e-47a4-94e1-3bf3a350dcd0Qytetarët e Burrelit dhe të qyteteve që përfshihen në këtë rajon (Burrel, Peshkopi, Bulqizë, Mirditë dhe Laç) janë pajisur tashmë të gjithë me matësa të energjisë elektrike, duke i dhënë fund faturimit aforfe, i cili prej dekadash ishte mënyra e vetme e pagesës së energjisë elektrike. Ky projekt i përfunduar me sukses nuk do të lejojë asnjë abonent të konsumojë energjinë elektrike, pa paguar detyrimin që i takon. Investimet e OSHEE të realizuara për herë të parë pas 40 vjetësh, në fshatrat e kësaj zone, si dhe ato që priten të përfundojnë këtë vit dhe në vijim kanë rikthyer furnizimin e rregullt dhe me cilësi të energjisë elektrike, i cili mungonte përgjatë gjithë kësaj periudhe.

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri drejtuesi i OSHEE Çela ishin sot në Bulqizë për t’u njohur në terren me projektin e vënë në funksionim dhe ato që priten për t’u realizuar së shpejti.
Një investim i rëndësishëm i OSHEE me vlerë 150 milion lekë të reja është ai që përfshin qytet Bulqizë, Burrel, Shupenz, Maqellarë për rinovimin dhe ndërtimin e 64 kabinave të reja, zëvendësimin e linjave ajrore prej alumini, burim defektesh të rënda, me rrjet kabllor ABC, – investim për të cilin Administratori i Përgjithshëm i OSHEE Ardian Çela, – u shpreh se do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimit për të gjithë këto zona, duke ulur dukshëm humbjet.

Ai informoi ndër të tjera se në fshatin Ostren i Vogël ku janë 140 abonentë, falë pajisjes me matësa do të marrë fund faturimi aforfe, i cili vazhdon prej 25 vitesh, fakt të cilin e dëshmoi edhe një banor i zonës. “Kemi 25 vjet që nuk kemi patur matësa andej nga anët tona nga Ostreni. Pas 25 vjetësh u bë e mundur që të kemi drita.”, – u shpreh ai.

Me investimin prej 5 milion lekësh të realizuar nga OSHEE në linjën e shpërndarjes, 25 familjet e fshatit Gjinovec furnizohen me energji elektrike pas 15 vitesh. Ndërsa 15 familjet e fshatit Val-Martanesh të cilët vuanin nga mungesa e energjisë elektrike prej 17 vitesh, përfituan një investim prej 14 milion lekësh, që i riktheu ata në një situatë normale të furnizimit me energji. “Ky investim që po inspektojmë është me vlerë rreth 180 milion lekë të reja, po rinovojmë dhe ndërtojmë rreth 64 kabina të reja. Përmirësohet ndjeshëm cilësia e shërbimit, tensionet dhe ulen ndjeshëm humbjet. Në 2013, 14 milion lekë të reja investime, 44 milion në 2015. Në tre fshatra që kishin mungesë energjie prej 15 vjetësh, përfundojnë investimet. Sot përfundoi vendosja e matësave që është tjetër lajm pozitiv, në të gjithë drejtorinë rajonale Burrel. Nuk ka më asnjë abonent pa mates”, u shpreh Çela.

4ea16e50-26a0-4b3d-adb1-9f87e2a18aa5Ministri Energjisë Damian Gjiknuri theksoi se situata që po reflektohet pas investimeve të bëra në sektorin e energjisë është produkt i reformës së ndërmarrë nga qeveria.

Teksa e cilësoi një transformim epokal, gjithçka që po ndodh në sektorin e energjisë, Kryeministri Edi Rama theksoi angazhimin e qeverisë për të mos toleruar asnjë abuzim me energjinë elektrike, siç mund të jetë ai i mospranimit apo keqpërdorimit të matësit elektrik.

“Ne jemi të angazhuar që t’i japim fund aforfesë. Jemi të angazhuar të çojmë matësin në çdo shtëpi dhe biznes që konsumon energji elektrike Por ta kenë të qartë të gjithë ata që kujtojnë se duke thyer matësin do ti shpëtojnë rregullit të përgjithshëm se kush thyen matësin nuk ka për të marrë energji elektrike nga 1 korriku dhe kush nuk pranon matësin , nuk do të marrë energji elektrike nga 1 korriku. Matësat janë pjesë e investimit të përbashkët. Paguhen me paratë e kontributeve të përbashkëta dhe janë domosdoshmëri, e para për të mos rënduar njerëzit me fatura aforfe dhe secili të paguajë atë që konsumon. E dyta për ti dhënë fund dhe për ti vënë pikë historisë që dikush paguan dhe dikush nuk paguan. Kjo histori për ne i takon të kaluarës. Kush do që të jetojë me të kaluarën, do të jetojë në errësirë, nuk do të ketë drita”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button