Home / Rajoni / 13 vjetori i zbehur i Marrëveshjes së Ohrit

13 vjetori i zbehur i Marrëveshjes së Ohrit

91920Më 13 gusht shënohet 13 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit. ‘Kryeministri Nikola Gruevski vazhdon të injorojë këto përvjetor. Edhe këtë vit është planifikuar një shënim formal dhe simbolik, përmes një tribune me temën “Dekada e dytë e Marrëveshjes së Ohrit – nevojë apo detyrim në rrugën drejt integrimit evropian”, në organizim të sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit’-shkruan Agjencia e Lajmeve INA.

Siç mësohet në këtë debat më shumë janë ftuar ish-funksionarë dhe ish-politikanë, se sa zyrtarë të lartë shtetëror dhe personalitete diplomatike. Në tryezën e debatit janë ftuar edhe dy nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, ish-kryeministri Lubco Georgievski dhe ish-lideri socialdemokrat, Branko Cërvenkovski. Por, akoma nuk ka konfirmime se a do të jenë ata pjesë e debatit.

Ditëve të fundit pjesë e debatit nëpër mediat maqedonase janë 100 mijë eurot e ndara për përpunimin e një analizë cilësore për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, një projekt që e fitoi agjencia për marketing “DMU tag komunikaci”, e cila ishte e vetmja që kishte konkurruar në tenderin e shpallur.

Kjo agjenci për shkak të zgjedhjeve nuk ka bërë analizën, por së shpejti planifikohet fillimi i punëve. Drejtuesit e saj kanë thënë se bëhet fjalë për një analizë që bazohet në tre shtylla: politike, juridike dhe socio-ekonomike. Por nuk dihet akoma se me këtë analizë a do të zbardhet përfundimisht e vërteta se sa shqiptarët janë të përfaqësuar në institucionet e vendit, duke dhënë një pasqyrë të detajuar.

13 vjet pas kësaj marrëveshje, shqiptarët akoma mbeten jashtë respektimit të të drejtave të tyre si përdorimin më gjerë të gjuhës shqipe, simboleve kombëtare dhe të drejta të tjera kombëtare, që ishin pjesë e agjendave dhe premtimeve të partive shqiptare gjatë fushatës së fundit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: