Bota

Erdogani, favoriti i presidencialeve të para me votim popullor

ERDOGANKryeministri turk Recep Tayyip Erdogan është i sigurt që do të fitojë zgjedhjet e para presidenciale që zhvillohen me votim popullor në Turqi, që do t’i mundësojë të vazhdojë dominimin e jetës politike të vendit dhe të vazhdojë transformimin.

Erdogani dhe partia e tij Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) që ka dalë nga lëvizja islamike, që drejton këtë vend me 76 milionë banorë prej më shumë se 10 vite. Duke u bërë president, kryeministri mund të vazhdojë të mbajë frerët e pushtetit për dy mandate nga pesë vite secili.

Sondazhet paraprake flasin për një fitore të njeriut të fortë të vendit mes 51 dhe 55 për qind të votave në zgjedhjet e 10 dhe 24 gushtit.

Në përfundim të një fushate që nuk solli shum entuziazëm, e vetmaj e panjohur është të dihet nëse shefi i qeverisë islamiko-konservatore, 60 vjeç, do të jetë fitues i zgjedhjeve që në raundin e parë apo do të jetë i nevojshëm një raund tjetër.

Nëse ai i fiton këto zgjedhje, do të mbajë rekordin për jetëgjatësi në pushtet pas Mustafa Kemal Ataturk, themelues i Turqisë moderne dhe laike që lindi mbi rënojat e Perandorisë Otomane.

Recep Tayyip Erdogan, ish-kryetar bashkie i Stambollit, shpreson të shohë legjitimitetin e tij të përforcohet nëpërmjet votës popullore. Pavarësisht një periudhe të vështirë këto 12 muajt e fundit, të karakterizuara nga një goditje e paprecedentë që dënonte sjelljen e tij autoritare, pas të cilës vijoi këtë dimër një skandal korrupsion që e prekte personalisht.

Rivalët e tij, Ekmeleddin Ihsanoglu, ish-kryetar i Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) dhe deputeti pro-kurd, Selahattin Demirtas, nuk duket se janë të aftë t’i kundërvihen ambicjeve të tij në një Turqi gjithnjë e më shumë të ndarë, që kur Ergdogani erdhi në pushtet në vitin 2003.

Në fjalimin e tij për shpallje të kandidaturës, Erdogani, përmendi qëllimet e tij për krijimin e “Turqisë së Re, ku do të jetë vetëm populli ai që do të vendosë”.

Shefi i qeverisë turke kurrë nuk e ka fshehur se donte të ndërronte sistemin parlamentar ekzistues me një sistem gjysmë presidencial për të ruajtur kontrollin mbi ekzekutivin.

Personalitet karizmatik me origjinë modeste, Recep Tayyip Erdogan, islamo-konservator, vazhdon të mishërojë shpresat e një elektorati thellësisht besimtar që sipas analistëve shqëtoshet më shumë për porositë myslimane se sa për demokracinë, sinonim i rrëmujërave.

“Erdogani qëndroi i shurdhër përball kërkesave për më shumë liri nga një pjesë e popullsisë, me sa duket do të vazhdojë të jetë sërish kështu pas zgjedhjes së tij si president, dhe kjo mund të përkeqësojë çarjet në gji të shoqërisë”, komenton Deniz Zeyrek, kreu i zyrës së gazetës Hurriyet

Fjalime fetare

Kryeministri turk, Recep Tayip Erdogan

Kryeministri turk, Recep Tayip Erdogan

Kandidati që i ka fituar të gjitha zgjedhjet në Turqi që prej vitit 2002, di të luajë shumë mirë me ndjenjat fetare.

Ofensiva e filluar më 8 korrik nga Izraeli kundër lëvizjes islamike të Hamasit në Rripin e Gazës ishte një mundësi e artë për mbrojtësin e flaktë të çështjes palestineze gjatë fushatës së tij elektorale.

“Izraeli por kryen një gjenocid kundër civilëve të pafajshëm”, u shpreh Erdogani, duke i krahasuar metodat e këtij vendi me ato të Hitlerit, duke e thelluar edhe më shumë të çarën në marrëdhëniet izraelo-turke, që vitet e fundit janë përkeqësuar shumë.

Bilanci i politikës së jashtme të AKP-së që Erdogani drejton është e përzier, ndërkohë që vendet fqinje me Turqinë janë nën prenë e konflikteve.

Gjatë gjithë sovranitetit të saj, grupimi i tij, falë një sër reformash, ka lënë në kazermë ushtrinë laike, që më parë ishte influente në planin politik, dhe i mundësoi vendit të ndryshojë me rritjen ekonomike duke ndikuar në mirqënien e klasave popullore.

Por karrakteri hakmarrës i kryeministrit ka thelluar përçarjet sociale dhe kulturore në konservatorë tradicional dhe në laik properëndimorë.

“Përplasja mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të Erdoganit është më pak një përplasje mes besimtarëve dhe laikëve se sa një përplasje mes borgjezisë së vjetër dhe të re që luftojnë për pushtetin, si dhe mes një popullsie proevropiane dhe një popullsie të lidhur me traditën”, komentoi romacieri francez Kenize Mourad.

E ardhmja e presidentit aktual, Abdullah Gul, figurë e moderuar, është e panjohur. Janë të shumtë përkrahësit brenda AKP-së, i cili është njëri prej themeuesëve, që kërkojnë ta shohin në krye të qeverisë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button