Home / Kronika / Durrës, anija e peshkimit mund të jetë rrëmbyer nga një marinar egjiptian

Durrës, anija e peshkimit mund të jetë rrëmbyer nga një marinar egjiptian

Mëngjesin e sotëm është dhënë alarmi për humbjen e kontakteve me dy peshkarexha që kanë dalë për gjueti në det pasditen e 18 qershorit.

Humbja e komunikimit me ekuipazhet e peshkarexhave ka alarmuar familjarët të cilët kanë kërkuar nga Dispeçeria e Peshkimit në Durrës të kërkojë ndërmarrjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit në det të hapur.

Mjetet e humbën kontaktin me tokën një ditë më parë, ndërsa sot u lokalizua në grykëderdhje të Bunës peshkarexha “Qamili” me 5 anëtarë ekuipazhi në bord, e cila po peshkonte qetësisht në këtë zonë qe ka probleme me ndërlidhjen.

Ndërkohë peshkarexha tjetër, “Çelepia”, dyshohet se është marrë peng nga një marinar egjiptian. Burime të policisë së Durrësit, bëjnë me dije se anija, e cila kishte humbur kontaktet 24 orë më parë, mund të jetë rrëmbyer dhe ajo mund të jetë në ujërat ndërkombëtare në afërsi të Egjiptit.

Policia dyshon njëri nga marinarët në anije është egjiptian, Muhamed Salam dhe pronari i peshkarexhës i detyrohet atij një borxh. Jo zyrtarisht flitet për një shumë prej 70 mijë eurosh.

Peshkarexha “Çelepia” ka 5 ditë që nuk kontakton me qendrën dhe në bord ndodhen 3 persona: kapiten Dhimitër Malja dhe motorris Luan Mema.

Leave a Reply

Your email address will not be published.