Kronika

Digjet transformatori në N/stacionin Elbasan Nr.3, kufizohet energjia

2801-Kukes-Gjate-aksionit-per-nderprerjen-e-lidhjeve-te-paligjshme-te-energjise-elektrike-Foto-Riza-Hoxha-444x350Një avari e rëndë ka djegur trasformatorin e fuqisë 5.6 MVA në N/Stacionin Elbasan Nr.3, ku ekipet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) po punojnë për riparimin sa më shpejt të saj, ndërsa do të ketë kufizim në furnizimin me energji deri në riparimin e plotë të defektit.
Burimet zyrtare të OSHEE njoftuan sot ATSH-në se për elemininin sa më shpejtë të defektit, po punohet në N/Stacionin 110/35/6 kV Prenjas për demontimin e një Trasformatori fuqie 5600 KVA, që do të dergohet në N/Stacionin Elbasan Nr.3. Për këtë arsye deri në orën 13.00 ka stakim të energjisë elektrike për konsumatorët, që furnizohen nga nënstacioni i Prenjasit si, Bashkia Prenjas, komunat Hotolisht, Propisht, Stravaj, Qukës, Rrajcë dhe HEC-i Stranik.
Puna vijon edhe në N/Stacionin 110/6 kV Elbasan Nr.3 për demontimin e transformatorit të djegur dhe montimin e transformatorit tjetër. Për këtë arsye nuk do të kenë furnizim me energji elektrike deri në orën 20:00 të ditës së sotme konsumatoret që furnizohen nga Nënstacioni i Elbasanit Nr.3, si, pjesërisht komuna Bradashesh, bizneset private ‘’Doko sh.p.k’’ , Ish-Serat , Subjekti ’’Isa Hyka’’ , subjektet ‘’Luan Malaj’’, ‘’Buda Gaz’’, ‘’Impuls 95’’, ‘’Stavri Prifti’’, Uzina Mekanike, ’’Kantier-Betoni’’.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button