Home / Keshilla / Ushqimet më të mira për në verë

Ushqimet më të mira për në verë

Ekspertët e dietave kanë klasifikuar disa ushqime edhe për stinën e verës, të cilat janë më të mira për sa i përket hidratimit dhe mbajtjes së mirë të formës trupore. Lexoni më poshtë se cilat janë ato…

Mbajtja e ekuilibrit të duhur për sa i përket hidratimit është gjithmonë e rëndësishme, por kjo çështje bëhet shumë më e vështirë në sezonin e nxehtë. Ndjesia e fryrjes dhe problemet e mbajtjes së ujit janë vazhdimisht pas “shpine”. Po çfarë duhet të bëni? Zgjidhja më e mirë është që t’i nënshtroheni një aktiviteti të rregullt fizik dhe të ndiqni një regjim të pasur me ushqime diuretike. Frutat dhe perimet nuk duhet të mungojnë, por thelbësore është që të zgjidhni me vëmendje edhe llojet e ushqimeve, duke përzgjedhur ato që favorizojnë mosmbajtjen e ujit në organizëm. Nëse dëshironi të dini diçka më shumë, lexoni më poshtë.

Koperi

Për të parandaluar problemin e mbajtjes së ujit, shumë i zakonshëm në verë, mjafton të zgjidhni ushqimet e duhura. Koperi është një prej tyre, sepse është i pasur me fibra që eliminojnë toksinat. Është i mirë edhe për përgatitjen në shtëpi të një çaji me efekt shkarkues. (nxjerrjen jashtë organizmit të ujit të tepërt e jo të shëndetshëm).

Shalqiri

Shalqiri mund të thuhet se mban vendin e parë në kategorinë e frutave me efekt shkarkues, sepse përmban rreth 90% ujë, i cili së bashku me praninë e potasit, rrit më shumë veprimin e këtij efekti.

Ananasi

Edhe ananasi është i pasur me ujë. Ai renditet ndër ushqimet që djegin yndyrat. Ndër të tjera, konsumimi i tij këshillohet për t’i bërë ballë ditëve të nxehta të verës.

Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër ka cilësi të mira pastruese, por është e këshillueshme që atë ta pini me stomakun bosh për të rritur efektet.

Molla

Në këtë klasifikim nuk kanë se si të mungojnë mollët, të këshillueshme për pastrimin e organizmit. Mollët ndihmojnë në eliminimin e toksinave në trup.

Domatja

Nëse gjatë verës shqetësoheni për cilësinë e lëkurës suaj, në ushqyerjen tuaj të përditshme mos harroni të konsumoni ushqimet më të mira kundër celulitit. Veçanërisht domatet, të cilat kanë një përmbajtje të lartë të ujit dhe të kripërave minerale. Ato favorizojnë eliminimin e toksinave.

Shpargu

Mes ushqimeve pastruese të organizmit, një vend të rëndësishëm zë shpargu, i cili e ndihmon mëlçinë të punojë më mirë për të “shkatërruar” toksinat dhe lëngjet e tepërta.

Karçofi

Karçofi është perime e pasur me ujë për të nxitur funksionimin e rregullt të zorrëve. Përveç kësaj ajo është edhe një diuretike shumë e vlefshme natyrale.

Tërshëra

Për sa u përket drithërave me efekt shkarkues, ju këshillohet zgjedhja e tërshërës, për të pastruar organizmin.

Majdanozi

Në fund, ju këshillohet edhe një bimë aromatike, të cilën mund ta përdorni si në përgatitjen e pijeve me efekt pastrues të organizmit ashtu edhe në pjatat më të shijshme. Bëhet fjalë për majdanozin, i dobishëm për të përshpejtuar tretjen dhe për të lehtësuar eliminimin e lëngjeve të tepërta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: