Home / Bota / Shefi i Pentagonit në Indi, importuesja e parë e armëve në botë

Shefi i Pentagonit në Indi, importuesja e parë e armëve në botë

ee187Kreu i Pentagonit, Chuck Hagel, u takua sot në Nju Delhi me kryeministrin indian, Narendra Modi, gjatë një vizite që ka për synim armatimet dhe bashkëpunimin ushtarak mes dy fuqive.

India shpreson të modernizojë pajisjet e saj ushtarake shumica e të cilave i përkasin epokës sovjetike pasi për një kohë të gjatë kishte zvogëluar blerjet e saj dhe një sër marrëveshjesh i kishte ndërprerë për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe shantazh të komisioneve.

India është gati të beljë të paktën 22 helikopterë luftimi të tipit Apash dhe 15 “Chinook” amerikanë për një faturë prej 1,4 miliardë dollarë (një miliardë euro).

Sipas gazetës Hindustan Times, “Uashingtoni dëshiron t’i propozojë Indisë që të bashkëprodhojnë predha antitank të tipit ‘Javelin’. Ndërkohë që India kërkon të blejë 3 600 predha antitank dhe 900 lëshues për 700 milionë dollarë”.

SHBA-ja dhe Indija do të përpiqen të rinovojnë një marrëveshje mbrojtjeje 10 vjeçare që po arrin drejt fundit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: