ParlamentarePolitika

Reforma në Kuvend, Meta thërret mbledhjen e Këshillit të Rregullores

Mosmarrëveshjes politike për paragrafin e famshëm 88 të Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi mund t’i shtohet edhe një mosmarrëveshje e re: ajo për nenin 77 të Rregullores së Kuvendit. Nen, që përcakton procedurën parlamentare, që duhet të ndjekë nisma për ndryshimin e Kushtetutës.

Grupi parlamentar socialist i kërkoi të hënën kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, të thërrasë Konferencën e kryetarëve për të përfshirë nismën e 33 deputetëve në kalendarin e punës së Kuvendit, e prej andej projektligji kushtetues të kalojë drejtpërdrejt në seancë, pa ndjekur procedurën normale.

Me një argumentim të gjatë, duke përmendur edhe rastin e ndryshimit të Kushtetutës për dekriminalizimin, socialistët thonë se detyrimet kushtetuese për shqyrtimin e draftit i ka përmbushur Komisioni i posaçëm për Reformën në Drejtësi. Duke ndjekur këtë procedurë, socialistët kërkojnë që drafti të votohet brenda gjysmës së korrikut.

Por, kreu i Parlamentit, në vend të thirrjes së Konferencës së kryetarëve, ka thirrur këtë pasdite Këshillin e Rregullores, një organ që jep mendime për interpretimin e Rregullores së Kuvendit. Ky nuk është një organ vendimmarrës, por është një rast për të kuptuar se çfarë qëndrimi do të mbajë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Partia Demokratike e ka bërë të qartë qëndrimin e vet, kur kryetari i grupit parlamentar, Edi Paloka deklaroi se kërkesa e socialistëve për përfshirjen në kalendarin e punimeve është një provokim i rëndë për opozitën.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button