Home / Teknologji / Ju bie celulari në ujë? Ja çfarë duhet të bëni

Ju bie celulari në ujë? Ja çfarë duhet të bëni

celNëse ndodh që t’ju bjerë celulari në ujë, duke qenë se jemi dhe në periudhë vere dhe i frekuentojmë më shumë se në çdo periudhë tjetër ambiente të tilla, ajoqë duhet të bëni është të mbyllni telefonin dhe të hiqni baterinë. Më pas duhet të siguroheni që ta thani dhe t’i largoni lagështinë celularit. Për të bërë këtë gjë, mënyra më e mirë është ta fusni në një kavanoz të vogël me oriz. Mund t’ju duket qesharake, por orizi është mënyra më e mirë për të tërhequr lagështinë nga celulari, dhe jo vetëm. Pasi të jeni siguruar që telefoni juaj është tharë plotësisht dhe nuk ka më lagështi, mos shpejtoni, prisni edhe disa ditë dhe më pas hapni celularin. Mirëpo shumica prej nesh bëjnë gjëra të gabuara në këtë drejtim, por ju ja çfarë nuk duhet të bëni: Mos tentoni ta thani celularin me tharëse flokësh ose me mikrovalë, kjo pasi që ajri i nxehtë dëmton pjesët elektronike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.