Home / Parlamentare / Berisha: Opozita shpëtoi reformën në drejtësi

Berisha: Opozita shpëtoi reformën në drejtësi

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama për procesin e reformës në drejtësi, duke thënë se ka dashur që ta përjashtonte opozitën.

Duke folur në Parlament, Berisha tha se kanë qenë dy drafte të mazhorancës, të hartuara nga Fatmir Xhafaj, që u kthyen pas nga Komisioni i Venecias.

Ka qenë opozita, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha, që shpëtoi këtë reformë, pasi drafti i mazhorancës ishte kapja e sistemit të drejtësisë.

“Sot dhe cdo ditë opinioni publik është gozhduar tek kjo reformë. Shqiptarët po shohin cdo ditë forcat regresiste. Ky skenat ogurzi ishte shkaku i përjashtimit të opozitës, në një kohë kur opozita ofronte pjesëmarrjen e saj, ishte Kryeministri ai që refuzonte në mënyrë kategorike dhe u thoshte të huajve se fjala konsensus në fjalorin e shqiptarëve nuk ekziston.

Opozita shpëtoi reformën. Opozita e kuptoi se Edi Rama me reforën nënkupton kthetrat e tij të zeza mbi drejtësinë. Drafti që përgatiti bashkëkryetari i partisë komuniste të Drejtësisë Fatmir Xhahaj, shkoi në Venecia dhe Venecia e hodhi poshtë në 38 nene. Këta janë shakaxhinjtë e reformës. U kthyen vendimet e Venecias. E drejta kaloi në anën e opozitës, po këta s’dinë ç’është e drejta”, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha.

Ndër të tjera, përveçse ka përshëndetur kombëtaren shqiptare për performancën në Euro 2016, Berisha ka ironizuar kryeministrin Rama, që sipas tij tenton të marrë atributet.

“Edvin Kristaq Rama shënoi golin e kombëtares në Francë. Ai bëri fanelën e kombëtares dhe tha se na e kopioi Franca. Ai e mësoi De Biasin, ai e bëri të jetë ky që është sot. Prandaj le ta përshëndesim edhe njëherë kryeministrin e sukseseve imagjinare, që beson gënjeshtrat e veta”, ka thënë Berisha.

One comment

  1. Ore maskara, ke dote genjesh more pis burre. I ,adh e i vogel e di mre se, qellimi i poshter yti eshte te ruash te paprekur , kupolen e drejtesise qe ke miratuar dhe emeruar vete , qe tju mbrojne ne ditet e veshtira. Venecja nuke te jeh, as dhembe dhe as dhemballe, qe i ke si te peshkaqenit. Kane faje edhe nderkombetaret qe ta krehin bishtin, prandaj leh si qen cdo dite, vetem e vetem, te mbrohesh nga krimet qe ke bere. Kujton , se ste njohim se kush je ti dhe te pjellet e tu. Urejtja e popullit ndaj jush eshte evidente, sado te shitesh se i qane hallin popullit, te pame se cu bere shqiptareve, ne KOSOVE, kure furnizonje me 23 bote ne dite makinen luftarake te serbise, Bekove piramidat piramidat dhe 28 mije shqiptare shiten shtepite dhe mbeten pa to. SHkaterove shtetin me 97, 98, deri sa donje te te vrisnje e prisnje qytetaret e jugut, shite detin, mbulove Gerdecin, vrave me 21 Janar dhe kercenove opoziten e asaj kohe, dilni edhe njehere ne proteste, se ua bej si me 21 Janar, pengove prokurorine , per zbardhjen e njgjarjes, fyve publikisht presidentin Bamr Topi dhe kryeprokuroren Ina Rama me fjalet me rrugacerore, ke share, shpifur e pergojuar, deputete, ministra, familjet e tyre , ne menren me poshteruse, ke bere thirje per armatosje dhe rrevolucjon me dhune, per marjen e pushtetit, per keto eshume krime te tjera , ju sali krimineli duhet te paditeni ne gjyqin e HAGES. Prandaj mbylle bucen, se eshte kjo drejtesi qe e kooruptove ti, maskara, qe ajo degjeneroi dhe u kooruptua, ne ate shkalle sa 95 perqind e shqiptareve kerkojne rreformen ne drejtesi, ndersa ju qe sdni te cenohen ata prokurore e gjyqetare qe i kini emeruar ne ato poste, nxirni njemije e nje klecka, cdo dite, jave e muaj, vetem e vetem ta mbani peng drejtesine dhe demokracine ne SHqiperi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: