roze

Princi William, tashmë një pilot helikopteri emergjencash

Ambulanca-UilliamitDuka i Kembrixhit, apo Princi trashëgimtar i fronit William, pritet të bëhet pilot i helikopterëve të shërbimit të urgjencës nga ajri, gjatë pranverës së ardhshme.

Lajmi është njoftuar të enjten nga Kensington Palace, sipas të cilit ai do t’i bashkohet “East Anglian Air Ambulance”, që ofron shërbime urgjence me turne dite dhe nate.

Kjo do të jetë puna e tij kryesore, por mund të bëhet me rotacione, duke marrë parasysh edhe ndonjë detyre që do të vazhdojë të zbatojë në emër të Mbretëreshës Elizabeth.

Një zëdhënës tha se Duka është “tepër i lumtur dhe i motivuar” për rolin e tij të ri. “Duka e sheh këtë pozicion pune si një formë të vërtetë të shërbimit publik, duke ndihmuar njerëzit në momentet e tyre më të vështira”, tha ai.

“Ai vlerëson punën e tij me forcat e kërkim-shpëtimit të Forcave Ajrore të Mbretërisë (RAF), duke e quajtur një privilegj të jashtëzakonshëm, por tashmë ai kërkon të japë kontributin e tij në punën e mrekullueshme të shërbimit ajror me ambulancë”.

Atij do t’i paguhet një pagë, të cilën ai do ta dhurojë tërësisht për bamirësi, bëri të ditur Kensington Palace. Aeroporti i Kembrixhit është një mjedis në një distancë të moderuar mes shtëpisë së re të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, në Anmer Hall të Norfolkut, si dhe apartamentit të tyre në Kensington Palace, apo pallatin mbretëror.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button