Maqedonia

Anevski e thërret PSP-në për bashkëpunim me Prokurorët Publik

Kreu i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Petar Anevski, e thërret PSP-në për bashkëpunim për shkak të qeverisjes së të drejtës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Anevski sot prezantoi raportin e Këshillit para Komisionit Parlamentar për sistem politik. Kështu ai tha se pritjet kanë qenë që Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe PSP do të kenë bashkëpunim të shkëlqyer pas zgjedhjes së Janeva dhe se ligji do të respektohet.

‘Nuk e di sesi do të përshtatet Prokuroria Speciale Publike në sistemin e ardhshëm të prokurorisë publike për shkak se Kushtetuta si akti më i lartë juridik përashikon që në nenin 106 se Prokuroria Publike është organ i pavarur shtetëror që ndjek kryerësit e veprave penale me ligj. Në këtë rast tani kemi në një farë mënyre dy prokurori publike’, tha Anevski.

Anevski theksoi se në Maqedoni nuk ka 62 prokurorë dhe për këtë arsye nuk ka mosazhurnitet të prokurorëve. Për të kapërcyer këtë situatë dhe për të arritur përfaqësimin e të gjitha komuniteteve etnike, në shtator do të ketë shpallje të re për 60 kandidatë në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik. Në shpalljen e mëparshme janë pranuar 37, nga të cilat gjashtë shqiptarë dhe një vlleh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button